Zbardhet darka e Bashës në Ishëm, aleatët: Jemi gati për marrëveshje për...

Zbardhet darka e Bashës në Ishëm, aleatët: Jemi gati për marrëveshje për hir të negociatave

249
0

Zbardhen detaje nga darka që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi mbrëmjen e djeshme me aleatët në Ishëm.

 

Në prononcime për mediat, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, Nard Ndoka i PDK dhe ai i PR-së Fatmir Mediu janë shprehur të gatshëm për të arritur një marrëveshje me kushte. Sipas tyre, një lëvizje e tillë do të bëhet për të evituar krizën dhe për të mos u fajësuar maxhoranca për negociatat me BE.

 

Megjithatë, edhe pse dalin kundër retorikës së tyre politike për gjithë vitin e fundit, Shehi “ka siguruar” ka thënë se opozita nuk do të bëjë kurrë marrëveshje poshtë tavolinës.

 

“Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhen ndryshime kushtetuese, për të evituar krizat. Duhen rregulluar deformimet në sistemin e drejtësisë. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor,”-deklaroi Shehi.

 

Dashamir Shehi: Zoti Basha e dha sinjalin që kur shkoi në Bruksel, sepse shkoi të lobojë për Shqipërinë. Në dijeninë time s’ka protesta. Ideja bazë deri në 18 tetor s’ka protesta. Nëse ndodhin hatara, normal që do kemi protesta. Basha e provoi para 2 vitesh marrëveshjen vetëm me Ramën. S’shkon kundër realitetit që tashmë janë pastruar ujërat. E ka kuptuar se po s’pati platform, nuk bie asgjë të re. Mbrëmjen e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një darkë informale me aleatët, gjatë së cilës burime për Dosja.al bënë me dije se po diskutohej lidhur me aksionin opozitar.

 

Që prej fillimit të këtij viti, opozita e vendit ka ndërmarrë një sërë vendimesh drastike, madje dhe ta papara kurrë në histori. Në shkurt pas disa javësh protesta, opozita e bashkuar dogji mandatet me pretendimin se Kuvendi ishte një farsë.

 

Më pas protestat vijuan çdo javë, dhe në secilën prej tyre edhe në daljet e tij publike, kreu i opozitës Basha nuk është tërhequr për asnjë moment nga tre kushtet e tij për dialog me qeverinë. Basha kërkonte largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 

Kushtet nuk i pranuan nga qeveria, ndërsa opozita bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit. Presidenti Meta dhe ndërkombëtarët kanë bërë gjithmonë thirrje për dialog por asnjë prej palëve nuk ka pranuar.