Workers hold flags of Kosovo and the United States near a billboard of U.S. Vice President Joe Biden in the streets of Pristina May 20, 2009, one day before Biden's visit. REUTERS/Hazir Reka (KOSOVO POLITICS)

Rajoni

Zbardhet axhenda e Joe Biden në Kosovë, takon vetëm Thaçin dhe Mustafën

By Vizion

August 11, 2016

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe bashkëshortja e tij, Jill Biden, do të udhëtojnë për në Prishtinë të martën, ku do të takohen me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Biden nuk do të zhvillojë asnjë takim me udhëheqësit e partive opozitare, të cilat janë kundër qëndrimit të SHBA-së për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Joe Biden dhe Jill Biden do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden III, bën të ditur Ambasada Amerikane nëpërmjet një komunikate.

Biden do të mbërrijë në Prishtinë në mbrëmjen e 16 gushtit, ndërsa të nesërmen zhvillon takimet me Thaçin e Mustafën, dhe merr pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës në përkujtim të të birit të tij të ndjerë.