Janë zbardhur detaje të reja nga takimi i presidentit Ilir Meta me partitë opozitare, i cili zgjati 1 orë e 30 minuta.
Burime për News 24 bëjnë me dije se partitë opozitare i kanë kërkuar Metës zgjedhje të parakohshme.
Sakaq, mësohet se opozita u zotua për angazhim të reformës zgjedhore dhe pritet që brenda javës të dalë drafti i partive të saj.
Kujtojmë që sot fokusi i diskutimit ka qenë zgjidhja e krizës politike në vend, ngërçi me emërimet e Gjykatës Kushtetueses si dhe vazhdimi i Reformës në Drejtësi.