Xhevdet Mustafa 1980, si u zbulua rrjeti që kishte depërtuar deri në...

Xhevdet Mustafa 1980, si u zbulua rrjeti që kishte depërtuar deri në Bllok

980
0

Nga Mark Brunga

 

Durrësi pikë kryqëzimi e linjave të spiunazhit të huaj

 

Piro Nuredini  ka qënë për një kohë të gjatë Operativ i Sigurimit të Shtetit në Bu, rgun e Burrelit. Për  një  periudhe specifike kohe, ai ka lënë pas një sërë dorëshkrimesh të botuara në librin “Rrëfimet e Oficerit të Sigurimit të Bu, rgut të Burreli”. Në një nga kapitujt e fundit të librit të tijë ai zbardh informacionet e marra në kontakt me Abdyl Banushin. Në të cilin del në pah organizimi i  një shtrirje të  rrjetit të shërbimeve të spi, unazhit  jugosllav në qytetin e Durrësit. Në dialogun mes Nuredinit dhe Banushit del në pah edhe njëra nga keto baza. Banushi thotë se në Durrës do të qëndronin në bazën “ X “, pasi të hynim në Shqipëri.

 

Atje do të shkonin sipas tijë, nepërmjet ndihmëss ë agjentes së zbulimit Jugosllav me incialet C. B. Me banim në qytetin K. Lidhja do të vendosej nepërmjet parullës : “Shkëmbi i Kavajës është i minuar” dhe kunderparullës: “ Kemi specialistë për çaktivizimin e minave”. Operativi i Burrelit Nuredini merr vesh se C. B. mbante lidhje me agjentin tjetër të shërbimit Jugosllav Z. D. Oficer madhor në rradhët e ushtrisë nga i cili merrte informata ushtarake me interes për jugosllavët.

 

Këto të dhëna C. B. i a dorëzonte oficerit të UDB-së J. M në takimet fizike në çdo tre muaj, që bënin në një fshat të Shishtavecit në rrethin e Kukësit e ndonjëherë edhe në territorin jugosllav. C. B ishte me origjinë nga fshatrat e Kukësit dhe kishte disa të afërm atje. Nga kjo justifikoheshin edhe vizitat e saja që bënte atje. Ajo ishte 35 vjeçe, e divorcuar, me shtat mesatar, femer e paraqitëshme dhe e mbajtur mirë. A. H. me origjinë nga Gjakova, kishte qënë oficer i UDB-së dhe kishte pasur lidhje me 35 vjeçaren e bukur. Para nisjes për në Shqipëri ai i jep Avdyl Banushit fotografinë e sajë, foto e cila ra ne duart e sigurimit të shtetit pasi ai u arrestua një javë më pas dhe foto i u sekuestrua me shumë gjëra të tjera që kishte pasur me vete. Banushi tregon: “ A. H. më tregoi edhe për kanalin që zbulimi jugosllav kishte në Durrës. K.L me banim në këtë qytet dhe me punë në hotel “X”, mbante lidhje me UDB-në nepërmjet C.B. Kam  bindje se i arratisuri Xhevdet Mustafa, që erdhi diversant më 1982, pas përplasjes me policinë shqiptare, mori drejtimin për në  Kavajë për tu strehuar te C.B ”.

 

Vëllezërit agjentë: Një në Ministrinë e Mbrojtjes dhe tjetri në Ministrinë e Brendshme

 

Në shënimet e operativit Nuredini mësohet se shërbimet jugosllave dhe shërbime të tjera, ishin shtrirë deri lart në ministritë kryesore të shtetit komunist. Banushi, duke dashur të mbrojë interesat e vëndit përballë shërbimeve të nje vëndi armiqësor ndaj shqipërisë, tregon se një prej agjentëve është një oficer madhor në Min e Mbrojtjes dhe vëllai tjetër ishte në Ministrinë e Punëve të Brëndëshme: ”Agjenti i zbulimit të huaj ka emrin e një filozofi të lashtësisë greke, që tani nuk e kujtoj. Është i apasionuar pas gjuetisë…Këtë fakt e mësova në Janinë ( thotë Avdyli ), në vitin 1974…Në Janinë nepërmjet shokut tim Nikolla P. I arratisur nga Shqipëria dhe me banim në Prevezë të Greqisë, u njoha me I. P. Në atë kohë sekretar i  ambasadës së një vëndi perëndimor në Tiranë, që kryente edhe detyrën e zbuluesit…Në vitin 1973, ai ka vënë në shërbim një vajzë të quajtur Sh. Me të cilën ka pasur edhe mardhënje intime. Siç me tregoi ne Janinë, asaj i çoi edhe një televizor dhuratë, që në atë kohë ishte një gjë e madhe për ne shqiptarët. Sh. punonte infermiere në spitalin ushtarak dhe nepërmjet një oficeri siguron informacione me interes për I.P-n. Oficeri ishte me origjinë nga Jugu, përfundon Banushi, por nuk e di më konkretisht se nga ku”.

 

Avduli sjell të dhëna të rëndësishme nga bazat e FRASH-i në Tiranë , Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan e gjetkë, thekson Nuredini. Nderkohë që Avdulit i u kujtua edhe emri i oficerit madhor në Ministrinë e Mbrojtjes që mbante lidhje me sekretarin e ambasadës së huaj, i cili quhej S.M. dhe një vëlla i tijë punonte në Ministrinë e Brëndëshme. Në Janinë I.P, sekretari i ambasadës i ka thënë  Nikolla P. dhe Lefter G. që S.M. është transferuar me nderhyrjen e Ilias, para një viti nga rrethi ku shërbente në Ministrinë e Mbrojtjes. I. i dhuroi atij një armë të shtrenjtë gjahu…

 

Këshilla e Banushit: Kolegët e tu s’duan të zbulohen këto çështje

 

Operativi Nuredini ka sjellë në vëmëndje shumë detaje të rralla nga kjo betejë që zhvillohej deri ne rrangjet e larta të kuadrove të shtetit komunist. Për takimin e lartpërmendur në Janinë, aty janë mesuar edhe 3 emra në shërbimin e huaj. Nikolla P. I ka dhënë si detyre Banushit që të takohet dhe strehohet te K.K, Q.J, dhe B.A. të cilët vepronin në bashkëpunim si agjentë të vjetër. Njëri nga këta ishte funksionar i rëndësishëm. Për takimin me ta ishte parulla: “Tin piji, prepi na tin thelume” ( Burimin duhet ta duam ). Tek ata , i u rekomanduan se do të gjenin baza të sigurta deh larg rrezikut, sepse ishin të besuar të pushtetit. Piro Nuredini tregon: “ Mbeta i befasuar nga kjo e dhënë, jo vetëm se i njihja personalisht personat e mësipërm, por se pikërisht këtë informacion e kisha siguruar edhe më parë nga një person tjetër i besuar. Isha i sigurtë se po ta dergoja këtë informacion në Ministri, ai do të vlerësohej menjeherë.  Ata edhe pse ishin të besuar të pushtetit, nuk ishin pjesë e ndonjë klani të fuqishëm. Por tashmë kisha vendosur të heshtja. Prisja nga dita në ditë lirimin nga detyra”…Në Minisrinë e Brëndëshme ishin anashkaluar shumë informacione të rëndësishme, si ai  i rastit të Ferdinand Celës, i arratisur që ndodhej në SHBA, i cili punonte si kinooperator në një televizion dhe kryente njekohësisht, siç shkruante Nuredini, edhe detyra të CIA-s. Për këtë kujton autori, kur mu bë gjyqi i lirimit, u përdor kundër meje. Për vënje në kontakt të Sigurimit me armiqtë më të egër të vëndit tonë, më thanë…Interesant është edhe paralajmërimi i bërë nga agjenti me përvojë të gjatë Avduli, i cli i kishte thënë: “ Kij kujdes Piro. Mos mendo se të gjithë kolegët e tu duan të zbulohen këto çështje kaq delikate, qoftë edhe në qëndër dhe sidomos pikërisht atje. Të më falësh, por në këtë drejtim di ca gjëra më shumë se ty, që nuk mund ti them. Edhe po të të tregoj qoftë edhe majën e aisbergut, ti nuk do të më besosh!..(Avdyl Banushi, për të cilin shkruan Piro, ishte një njeri që kishte hyrë disa herë në Shqipëri për të kryer vr, asje e aksione të tjera destabilizuese, deri edhe kishte përdorur dinamit në ambasadën shqiptare në Romë, ose kishte tentuar për të vrarë Enver Hoxhën. Lidhur me kte veprimtari ai ka shkruar librin“ Nga mesi i errësirës”).

 

Piro Nuredini

 

Autori i kujtimeve “Rrëfimet e oficerit të sigurimit të bu, rgut të Burrelit”  Piro Nuredini ka kryer studimet e larta në Shkollën e Lartë të Ministris së Punëve të Brëndëshme, sot Akademia e rendit Publik. Ka shërbyer në detyrën e punëtorit operativ në Gjirokastër, në zonën kufitare të Pogonit si dhe në bu, rgun e Burrelit, deri në vitin 1987 kohë kur nxirret në lirim. Më 21 gusht 2010, në oret e mbrëmjes, gjëndet në udhetim nga Greqia ku ishte në emigracion drejt atdheut dhe humb jetën në  një aksident të rëndë automobilistik. Në aksin Janinë – Kakavijë. Libri që do të promovonte , sipas redaktorit Sofokli Duka është ndoshta i vetmi në llojin e vet, i sinqertë, befasues, njerëzor dhe i vërtetë, ashtu si vetë Pirua…

 

Avdyl Banushi sipas shkrimtarit Mihallaq Qilleri

 

Këto kujtime (të A. Banushit për librin “ Nga mesi i errësirës”) tregojnë sesa e ashpër ka qenë  Lufta e Ftohtë. Ajo vërtetë nuk krijoi një përballje frontale ushtarake kampesh, por pati shumë viktima. Si nga qytetarët e thjeshtë, ashtu edhe nga ata që u  përfshirë në këto histori spi, unazhi. Në libër tregohet gjithashtu rolin që kanë pasur shtetet fqinje me Shqipërinë duke krijuar jo vetëm baza ushtarake kundër saj, por duke u lehtësuar këtyre grupeve antikomuniste rrugën të depërtonin në teritorin shqiptar. Kjo mund të konsiderohet sot si agresion shtetëror, por edhe njerëzit që merreshin me akte të tilla si vepra antikombëtare.

 

Autori tregon gjithashtu se pa mbështetje brenda vendit vështirë që veprimtaria e tyre antikomuniste mund të kishte ndonjë rezultat. Përmenden kështu mbiemrat e disa familjeve që i strehonin e i ushqenin këto grupe për shkak të armiqësisë që ndjenin ndaj sistemit socialist. Por janë përdorur edhe para për të joshur njerëz. Sigurisht kjo veprimtari shumëvjeçare do të krijonte viktimat e veta të inkuadruara në të quajturën Luftë e Klasave. Edhe sot kjo Luftë mbetet armiqësia më e madhe politike që përjeton Shqipëria, e cila nuk po e lejon këtë vend të marrë frymë lirisht e të shërohet nga plagët dhe është e përçarë më shumë se kurrë. Deri askush nuk fal, askënd.

 

 

//Shqiptarja.com