Xhemi Shehu thyen heshtjen, tregon kush do t’i mungojë nga “Portokallia”

Xhemi Shehu thyen heshtjen, tregon kush do t’i mungojë nga “Portokallia”

445
0

Vetëm pak javë më parë, këngëtarja Eneda Tarifa pranoi publikisht për “Living” rikthimin e saj në “Portokalli”, një rikthim të cilin e kishte dëshiruar prej kohësh, lexoni “Nuk mund të rrija më dot pa të” Eneda Tarifa rikthehet pas 4 vitesh tek …

E ndërsa këtë të diel nis edhe sezoni i ri i “Portokalli”, ka qenë Xhemi Shehu ajo që i ka uruar suksese spektaklit të humorit. Me anë të një videoje të shkurtër, ku Xhemi shihet krahë Salsanos, moderatorja ka shkruar: “Shuuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi.”

Por, një nga komentuesit ka tërhequr vëmendjen e Xhemit. “Vetë u largove, nuk të hoqi njeri”, ka komentuar përdoruesi. Moderatorja nuk e ka lënë pa përgjigje, duke ia kthyer: “Edhe s’duhet të më mungojë pse ika vetë kështu?!” Xhemi u largua nga “Portokalli” dhe Top Channel në përfundim të sezonit të shkuar. Me anë të një videoje të Arbana Osmanit pak ditë më parë, Shehu la të kuptohej se me shumë mundësi, nuk do t’i rikthehet ekranit për një kohë të gjatë. Për më tepër lexoni Domethënë Xhemi Shehun s’do e shohim më në ekran? Kjo video na bëri lëmsh të gjithëve