Xhemi Shehu merr një vendim të papritur, vendos “të zhduket”

Xhemi Shehu merr një vendim të papritur, vendos “të zhduket”

346
0

Moderatorja Xhemi Shehu i ka mjaft të kursyera në rrjetet sociale postimet me detaje nga jeta private. Shumë-shumë, në profilet e Xhemit mund të gjesh foto nga spektakli i njohur i humorit me aktorë dhe bashkëpunëtorë të Top Channel, kolegë, më rrallë foto me miq të tjerë të afërm (më shumë me Arbanën) dhe mjaft të rralla fotot me familjarët. Megjithatë, që prej ditës së sotme ka vendosur që edhe këto postime t’i bllokojë. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja dhe sa do të zgjasë, por krejt papritur Xhemi ka vendosur ta mbyllë profilin e saj në Instagram.

Nëse klikoni mbi emrin e Xhemi Shehut tashmë, faqja e saj do t’ju dalë e bllokuar. Nuk dihet nëse profili i saj është hakuar nga dikush – veprim që mund ta ketë detyruar moderatoren ta mbyllë përkohësisht, apo është një zgjedhje e Xhemit për ta ndaluar për pak kohë komunikimin me miqtë virtualë.

Është e njohur natyra modeste e moderatores së “Portokallisë” dhe mungesa e dëshirës për të qenë në qendër të vëmendjes, të lajmeve rozë apo showbiz-it, por ky vendim, në të vërtetë, nuk është aspak një lajm i mirë për fansat e saj.