Janë disa vajza të ekranit që ndonëse në fillimet e tyre kanë provuar të jenë si brune e bjonde, kanë ‘ngecur’ tek ngjyra e artë për vite me rradhë, duke na bërë të harrojmë si duken me një ngjyrë tjetër flokësh. Xhemi është një nga bukuroshet e ekranit, e cila ndonëse ka qenë dhe me flokë të errët, shquhet si një nga biondet më tërheqëse. Ndoshta shumë prej nesh, as nuk e mbajnë mend portretin e Xhemit brune, ndaj po jua rikujtojmë përmes disa fotove. Këto të fundit janë shkrepur gjatë një shërbimi fotografik në vitin 2013, kur moderatorja ishte në kopertinën e revistës Living
Por duket se kjo periudhë, ka qenë një kohë ndryshimesh për 36-vjeçaren, pasi pasi preu baluket, vendosi të ndryshonte dhe ngjyrën e flokëve. Xhemi postoi një foto me flokët ngjyrë çokollatë të errët dhe fotoja është pëlqyer aq shumë sa rezulton një nga fotot më të pëlqyera me 32 mijë like në Instagramin e moderatores.
Komentet vërshuan lumë e të shumtë ishin ata që shprehnin simpatinë për bukuroshen, mama e dy djemve. Dhjetra njerëz i thonin që ngjyra natyrale i shkonte më shumë, por ne mendojmë se Xhemi është një yll sido që ta ndryshojë modelin apo ngjyrën e flokëve.