Aktualitet

Xhaxhai “rikthen” në jetë nipin epileptiko-autik: E kam amanet nga vëllai që vdiq

By vizional

January 24, 2022

Ervin Kanani është një djalë sëmurë epileptiko-autik. Ai ngeli mes katër rrugëve pas vdekjeve të prindërve dhe që nga ai moment për të po kujdeset xhaxhai, Gjergj Kanani.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ky i fundit tregoi se do të përmbush deri në fund amanetin e të atit të Ervinit, që ai të jetë i pavarur.

Gjergji rrëfeu se prek 6 muajsh nga seancat e fizioterapisë, nipi ka 120 ditë pa shenja epilektike. Fillimisht, të gjithë i kishin thënë që Ervini nuk i kthehet normalitetit, por xhaxhai vendosi të mos dorëzohej.

“Ervini nuk kryente dot asnjë shërbim, e tërhiqte këmbën zvarrë. Kurse tani e hedh këmbën e plotë.

Për fat ai profesori që kisha kontaktuar në Turqi, më tha që ka ardhur një kolegu im në Fier te Memoriali. Edhe ja bëmë shërbimet atje. Për 3 muaj ai tha që do t’i hiqemi një ilaç që ishte për epilepsi. Në korrik e kaloi epilepsin në gjendje kome për 15 minuta. Më përpara, edhe unë që jam sot këtu me ju, nuk e kam parë me atë syrin që Ervini bëhet, por që më pas fillova të besoj. Ervini ka 120 ditë që nuk ka asnjë shenjë epilepsie. Përveç gjendje shpirtërore, ai nuk ka asnjë shenjë.

Unë Ervinin e kam në një institucion, te projekti ‘Shpresa’ në  Shkodër. Unë e kam dashamirësinë e tyre se ka një problem sëmundja e tyre, që duhet trajtuar. Ai jeton në shtëpi me mua dhe derisa të shërohet nuk e çoj atje. Unë 24 orë jemi bashkë, edhe në gjumë nuk e lë kur do ujë. Edhe në punë kur jam unë e marr me vete. Unë jam inxhinier në një institucion  dhe më është dhënë mundësia që kur punoj ta lë diku”, rrëfeu Gjergji.l.k/abcnews.al