Xhaka dhe Rashica të shtunën në ndeshje bamirësie, për njerëzit...

Xhaka dhe Rashica të shtunën në ndeshje bamirësie, për njerëzit në nevojë

425
0

Disa prej yjeve më të mëdha shqiptare të futbollit, përfshirë përfaqësuesin e Zvicrës Granit Xhakën dhe atë të Kosovës Milot Rashicën, do ta luajnë një ndeshje futbollit bamirësie për familjet nevojtare, të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Ylli i Arsenalit Xhaka me ekipin e tij kundër ekipit të yllit të Werder Bremen Rashicës do ta zhvillojnë një ndeshje bamirëse për familjet nevojtare në Kosovë, të shtunën në kryeqytet.

Ndeshja do të luhet më 15 qershor, pra të shtunën në orën 20:00. Biletat do të jenë falas për tribunat jug dhe veri, ndërkohë ato në lidhje kushtojnë 2 euro copa dhe 3 euro copa për ato në tribunën perëndimore. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve nevojtare.

Kjo ndeshje është organizohet dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.