HI TECH

WhatsApp siguron përdoruesit për fshehtësinë e të dhënave

By vizional

January 14, 2021

WhatsApp po përpiqet të sigurojë përdoruesit, të shqetësuar me idenë se sistemi i mesazheve do të ndante më shumë të dhëna me kompaninë e saj mëmë Facebook, sipas rregullave të reja të botuara javën e kaluar. Kjo shkaktoi panik dhe bëri që shumë përdorues të kërkojnë shërbime te konkurrentët, si Signal dhe Telegram.

“Me gjithë thashethemet që shkojnë përreth, ne duam t’u përgjigjemi disa prej pyetjeve më të zakonshme që kemi marrë”, shkruan WhatsApp në faqen e saj të internetit, nën seksionin “siguria dhe privatësia”.

“Ne duam ta bëjmë të qartë se përditësimi nuk ndikon në asnjë mënyrë në privatësinë e mesazheve të shkëmbyera me miqtë dhe familjen tuaj”.

Javën e kaluar, WhatsAppi kërkoi për rreth dy miliardë përdoruesit të pranonin kushtet e reja të përdorimit, duke iu mundësuar të shpërndanin më shumë të dhëna me kompaninë mëmë Facebook, me kushtin që nuk do të mund të hynin më në llogarinë duke nisur nga 8 shkurti. Përjashtim nga ky rregull tash për tash bëjnë përdoruesit në Evropë.