WhatsApp do të ndalojë së punuari për miliona përdorues, sigurohuni që të...

WhatsApp do të ndalojë së punuari për miliona përdorues, sigurohuni që të mos jeni mes tyre

441
0

Disa miliona përdorues të WhatsApp do të mbeten pa aplikacion deri në fund të këtij muaji. Njerëzit që përdorin celularë pak më të vjetër mund të mbeten pa një aplikacion të njohur për shkak të sistemeve operative që ka telefoni i tyre celular.

The Sun thotë se WhatsApp do të ndalojë së punuari për njerëzit që përdorin një iPhone që nuk azhurnohet në softuer iOS 9 ose më vonë.

Përdoruesit e Android që nuk kanë një sistem operativ 4.0.3 ose më vonë do të preken gjithashtu.

Nëse keni një model iPhone 4 ose më të vjetër, nuk do të jeni në gjendje të azhurnoheni në softuer më të ri. Disa pajisje Android si Motorola Droid Razr dhe Samsung Galaxy S2 gjithashtu funksionojnë ende me softuer të vjetruar.