Kosovska Mitrovica, 9. septembra 2018 - Predsednik Srbije Aleksandar Vucic polozio je danas venac na mesto gde je u Kosovskoj Mitrovici ubijen Oliver Ivanovic. Sa njim je bila i supruga ubijenog Ivanovica , Milena. FOTO TANJUG / ZORAN ZESTIC / bb

Aktualitet

Vuçiç në vendin ku u vra Ivanoviç, fajëson KFOR për anulimin e vizitës në Drenicë

By vizional

September 09, 2018

 

Në pamundësi për të hyrë në Banjë, presidenti serb Aleksandër Vuçic është ndalur në Mitrovicë. Ai ka vendosur një tufë me lule te vendi ku është vrarë politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç, shoqëruar nga bashkëshortja e ketij te fundit, Milena Ivanoviç. Pas kësaj, Vuçiç ka dhënë një deklaratë rreth pengimit të tij që të vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt, i banuar nga komuniteti serb. Për bllokimin e rrugëve nga qytetarët e Drenicës, Vuçiq ka bërë përgjegjës “Prishtinën zyrtare”. “E qartë që pas kësaj bllokade qëndron Prishtina zyrtare”, ka thënë presidenti serb, transmeton KALLXO.com. Ai ka kritikuar edhe KFOR-in për mosrealizimin e vizitës së tij në Drenicë. “KFOR ka mundur edhe me helikopter ta organizojë transportin, por janë arsyetuar se nuk kanë leje nga Napoli”, tha Aleksandar Vuçiq në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë. Lidhur me bllokimin e rrugëve me dru e goma në rrugën për në Banjë nga qindra qytetarë të Skenderajt, Vuçiq ka thënë se “porsi fëmijë të vegjël të foshnjores, kanë lozur, kanë ndezur goma dhe kanë shtënë në ajër”.