Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar ditën e sotme në Nju Jork kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Mësohet se biseda e tyre është fokusuar edhe te çështja e zgjidhjes së problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Mitsotakis ka thënë se mbështet vazhdimin e dialogut ndërmjet dy palëve, ndërkohë ka theksuar se vendimet e njëanshme nuk i kontribuojnë bisedimeve dhe se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim karshi njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Në Nju Jork ndodhet edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama.
Ata do të jenë të pranishëm në Asamblenë e OKB në datat 24-27 shtator.