Vuçic ndez intrigën rreth ndryshimeve kushtetuese për Kosovën

Vuçic ndez intrigën rreth ndryshimeve kushtetuese për Kosovën

577
0

Komenti i presidentit Aleksandar Vuçiq këtë javë, se Serbia nuk ka guximin të ndryshojë kushtetutën ka ringjallur spekulimet për kërkesat jozyrtare nga shtetet e BE-së që Beogradi ta heqë preambulën kushtetuese që e definon Kosovën si pjesë të Serbisë. Vladimir Medjak nga Lëvizja Europiane në Serbi tha për BIRN se e vetmja iniciativë e tanishme për të ndryshuar kushtetutën lidhet me reformën e gjyqësorit, një ndryshim që është i domosdoshëm si pjesë e procesit të pranimit të Serbisë në BE. “Nuk jam i sigurt se për çfarë mungese forcë po flasim këtu, kur kemi një shumicë në qeveri që e mbështet Vuçiqin. Nëse propozimi do të ishte i mirë, unë besoj se një pjesë e mirë e opozitës do të votonte për të gjithashtu”, tha Medjak. Medjak shpjegoi se ndryshimet kushtetuese mbi reformën e gjyqësorit duhet të miratohen deri në fund të vitit aktual, që do të thotë se Serbia tashmë është prapa me planin. Skenari tjetër ai i ndryshimeve lidhur me Kosovën sipas Medjak do i shtynte edhe më tutje ndryshimet pasi një debat publik për Kosovën, i cili u njoftua kohët e fundit nga Vuçiq, nuk do të përfundojë në kohë. Medjak thotë se preambula kushtetuese gjithashtu mund të ndryshohet, nëse është e nevojshme, në përfundim të negociatave të Serbisë me BE-në, në të njëjtën kohë kur Beogradi miraton të ashtuquajturën, klauzola e integrimit, e cila mundëson që institucionet e BE-së të miratojnë rregullore që do të zbatohen në Serbi . “Tani për tani kemi detyrimin e reformës gjyqësore dhe klauzolën e integrimit në fund [të procesit të pranimit]”, tha ai.