“Vritini, thyejuni turinjtë. Vorio Epiri, tokë greke”, shpërthimi i mamasë te varri...

“Vritini, thyejuni turinjtë. Vorio Epiri, tokë greke”, shpërthimi i mamasë te varri i Kacifas: Do luftojmë (VIDEO)

1160
0

 

Thirrje të forta ka lëshuar sot mamaja e Kostandinos Kacifas, teksa ka qenë te varri i të birit, në ceremoninë përkujtimore për 1 vjetorin e vdekjes së tij. Duke folur në greqisht, në prani të shumë njerëzve, një numër i madh i ardhur nga Greqia pikërisht për këtë rast, ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë. “Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”- ka thënë ajo.

 

“Ju po tregoni urrejtje”, plas në Bularat mes gazetarëve dhe familjarëve të Katsifas, media shqiptare mbahet larg

 

Ka pasur tensione mes familjarëve të Konstantinos Katsifas dhe gazetarëve të mediave shqiptare, të cilët nuk janë lejuar që të jenë pjesë e homazheve në nderim të të riut që u vra 1 vit më parë nga forcat RENEA në Bularat.

 

Një prej familjarëve të Katsifas ka debatuar me gazetaren e Fax News Ervina Shehaj, e cila ka kërkuar që të transmetojë filmimet e plota.

 

“Ju shprehni urrejtje ndaj tij, duket që nga toni i zërit që përdorni”, tha familjari i Katsifas.

 

“Pse po tregojmë urrjetje? Ku e patë urrejtjen ju, se është shumë ofendim pë ne ky”, iu përgjigj gazetarja Shehaj, ndërsa shtoi se mediat nuk mund të diferencohen në këtë mënyrë, dhe gjithë qëllimi i pranisë së tyre në Bularat, ishte transmetimi sa më i plotë i ceremonisë përkujtimore.

 

“Ikni zhdukuni. Nuk ju duam ne.. ju nuk na doni. Ikni qërrohuni këtej, Nuk keni të drejtë të na filmoni, ju jeni turq nuk jeni shqiptarë”, ishin disa nga deklaratat e tjera të bëra nga familjarët e Katsifas.

 

Në homazhet për Katsifas do të marrë pjesë dhe Vangjel Dule, si dhe ish-ministri Spiro Ksera, të cilët janë parë që të mbërrijnë pranë familjes.