Vritet në atentat Vasil Dervishaj, pronar i disa lokaleve e dyqaneve, ja...

Vritet në atentat Vasil Dervishaj, pronar i disa lokaleve e dyqaneve, ja ku dyshon policia

531
0

Vasil Dervishaj u vra mbrëmjen e djeshme në atentat në Vlorë. 29 vjecari u qëllua me breshëri armësh në lagjen “Pavarësia” teksa kthehej në banesën e tij. Nga të dhënat e para mësohet se ai ka qene i arrestuar me pare per trafik te lendeve narkotike. Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet ne disa pista, duke u perqendruar vecanerisht ne ate te nje krimi per hesape droge dhe ne nje krim per shkak te hakmarrjes pas nje hasmerie te vjeter. Nuk ka ende asgje zyrtare lidhur me pistat e hetimit. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fierit . Si pjese e procedures hetimore, policia ka bere edhe disa shoqerime per t’i pyetur lidhur me ngjarjen, por nuk ka asnje te dyshuar apo identifikuar si autor. 29 vjeçari Vasil Dervishaj, pronar i një lokali në lagjen Çole të Vlorës. Sipas policise, ngjarja ndodhi në lagjen ”Pavarësia”, pranë ish-kombinatit të peshkut, ku pak metra më larg Vasili kishte shtëpinë. Autorët e vrasjes, që dyshohet të kenë qenë më shumë se një person, janë ende të paidentifikuar, ndërsa policia ngriti mbrëmë pika të shumta kontrolli në qytet. Nga të dhënat jo zyrtare mësohet se Dervishaj është qëlluar me breshëri armë zjarri, ndërsa lëvizte i vetëm me një mjet “Ford” me targa italiane. Atentatorët i kishin bërë pritë 29 vjeçarit dhe e kanë qëlluar sapo ai ka dalë nga makina. Më pas dyshohet se autorët janë larguar me një Benz në ngjyrë të zezë. Zona ku ka ndodhur atentati ka qenë e pandriçuar dhe errësira ka favorizuar autorët të kryejnë vrasje dhe të arrijnë të largohen.

 

Ata që e njohin thanë se 29-vjeçari kishte në pronësi një lokal, një pikë bastesh, si dhe një dyqan me elektroshtëpiake.