Vritet me levë hekuri një person te “Plazhi i Vjetër” në Vlorë...

Vritet me levë hekuri një person te “Plazhi i Vjetër” në Vlorë (EMRI)

495
0

Një person është sulmuar dhe vrarë me armë të ftohta në qytetin e Vlorës.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë te “Plazhi i Vjetër”, ku 56-vjeçari Stavri Mino është goditur disa herë me levë hekuri çka i ka shkaktuar edhe vdekjen.

 

Stavri Mino u arrestua në vitin 2017 nga policia e Vlorës pasi në vitin 2015 gjykata e këtij qyteti e kishte dënuar me 6 muaj burg për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Autori dhe motivi i ngjarjes së sotme nuk dihen ende.