Vriten pesë fermerë gjatë një proteste në Indi

Vriten pesë fermerë gjatë një proteste në Indi

378
0

Zyrtarët kanë thënë se pesë fermerë janë vrarë në Indi, pasi janë qëlluar me armë zjarri në një protestë pasi demonstruesit kërkuan çmime më të mira për të korrat, ka raportuar Associated Press.Fermerët në të gjitha rajonet e Indisë kanë protestuar në muajt e fundit, pasi tri vitet e kaluara vendi është përballur me thatësira. Kjo gjendje ka shtrirë varfërinë në Indi.Protestuesit në Madhya Pradesh, gjithashtu kanë kërkuar që qeveria e shtetit të heqë dorë nga shlyerja e kredive të fermave.

Fermerët, të zemëruar, thanë se policia me anë të të shtënave tentoi t’i shpërndajë protestuesit gjatë ditës së martë. Policia i ka mohuar këto deklarata ani pse është hapur një rast për këto supozime.