Aktualitet

Vrau me thikë 3 vajzat e saj, si e fitoi lirinë nëna shqiptare

By vizional

June 25, 2019

Edlira Copa, nëna e cila vrau me thikë tre vajzat e saj në mars të vitit 2014 ka fituar lirinë. Mediat italiane thonë se ajo ka fituar liri të pjesshme pas qëndrimit në një spital psikiatrik për gati 5 vjet.

Tashmë Edlira ndodhet në një strehëz mbrojtjeje në Leçe. Ajo goditi me thikë tre bijat e saj, në shtëpinë e tyre në Corso Bergamo.

Në gjendje të rëndë psikologjike Edlira vrau me thikë Simonën 13 vjeç, Keisi 10 vjeç dhe Sidnyn vetëm 3 vjeç. Më pas ajo u përpoq t’i jepte fund edhe jetës së saj, por u ndalua nga karabinierët.