Dashamir Xhepa ka pranuar autorësinë e vrasjes së kunatës së tij, Lirie Xhepa. Ai akuzohet se vrau 49-vjeçaren mbrëmjen e 13 Shkurtit. Për këtë ngjarje, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 39-vjeçarit Xhepa.
Përpara “togave të zeza” 39-vjeçari është shprehur se motiv ka qenë një konflikt për prona si dhe dyshimet për lidhje intime me persona të tjerë. Ai u arrestua rreth 2 javë pas ekzekutimit me tre plumba të Lirie Xhepës. Pas krimit u largua në drejtim të qytetit të Peshkopisë ku kishte qëndruar në një nga hotelet e qytetit.
Xhepa u ndalua në momentin, kur ishte bërë gati për t’u larguar nga Shqipëria. Për këtë arsye u prangos edhe një miku i tij për përkrahje të autorit të krimit, cili do ta largonte me automjetin e tij në drejtim të pikës së Kalimit Kufitar të Bllatës. Lirie Xhepa ishte nëna e katër djemve.