Aktualitet

Vrau gjatë operacionit 15-vjeçarin në Lezhë/ Arrestohet ish-polici, kërkohej ndërkombëtarisht

By vizionc

October 25, 2019

Arrestohet në Francë ish-polici Skënder Seferi, i akuzuar për vrasjen e një 15 vjeçari.

Seferi është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në korrik të vitit 2010 gjatë një operacioni policior, ai vrau në Lezhë Armando Skandaj.

Grupi hetimor bëri me dije asokohe se vrasja e 15-vjeçarit ka ndodhur nga pakujdesia dhe Seferi ka qëlluar në drejtim të mjetit ku udhëtonte Armando Skandaj së bashku me të vëllanë, pasi drejtuesi i makinës nuk i është bindur postbllokut të policisë për të ndaluar.

Skender Seferit në atë kohë mbante detyrën e shefit të antiterrorit në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë.

Ish oficeri i policisë është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Lezhës me 11 dhjetor të vitit 2015-të me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.