Përfundon në spital Efthymiou Efthymious, i dyshuar si autori i vasjes së Devi Kasmit më 29 janar të 2018-ës.
Mësohet se 41-vjeçari grek është dërguar në spitalin e Elbasanit “Xhaferr Kongoli”.Gjithashtu raportohet se Efthymious u shoqërua nga paraburgimi i Elbasanit në spital me dy autoblinda.
Ende nuk bëhet me dije shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Efthymiou Efthymious, i cili u dërgua me urgjencë në spital.
Kujtojmë se Devi Kasmi u qëllua poshtë shtëpisë së tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe autori i dyshuar është greku Efthymiou Efthymious. Vrasja e Devi Kasmit u organizua nga një grup kriminal, dhe për vdekjen e tij dyshohet se u paguan shuma të mëdha parash.