Aktualitet

Vrau biznesmenin Beqiraj për një kalë, Gjykata lë në burg Eduart Xhezon

By vizionc

November 02, 2019

 

Vendi ku ndodhi ngjarja dhe autori Eduard Xhezo

Gjykata lë në burg Eduart Xhezon, i cili vrau për një kalë Arben Beqirajn.

Ngjarja ndodhi më 4 gusht të këtij viti, ku pas një konflikti Xhezo la të vdekur biznesmenin Beqiraj, u plagos djali i tij Ergest Beqiraj, nipi Brikelo Beqiraj dhe Nestim Hodaj.

Një person që kalëronte në plazhin e administruar nga Beqirajt u kthye në mollë sherri, ku mbeti viktimë pronari.

34-vjeçari, i cilësuar nga policia me rrezikshmëri të lartë është arrestuar në Durrës rreth 3 muaj pasi ndodhi ngjarja.