
Gjykata ka liruar nga burgu Bledar Toçin, polici i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 tetor të 2019, ku viktima kishte hyrë në banesën e Marsida Qatja, brenda së cilës ndodhej edhe Bledar Toçi, banues në Kavajë, ish punonjës i Policisë së Burgjeve.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Gjykata ka vendosur të ndryshoj masën e arrestit me burg për Bledar Toçin duke e bërë në detyrim paraqitje. Nuk dihet ende se pse Gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë dhe të lirojë nga qelia ish-punonjësin e burgut të Durrësit.
Kjo ngjarje e rëndë sipas policisë në atë kohë ndodhi për shkak të një lidhje që Marsida Qatja kishte me viktimën, 41 vjeçarin Dritan Haxholli. Gjithçka ndodhi në apartamentin që 30-vjeçarja Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve.