Aktualitet

Vrasja në ish-Bllok, lirohet nga burgu Ervis Martinaj

By vizional

May 03, 2019

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu Ervis Martinajn, i cili u përshi në konfliktit e ndodhur më 4 tetor të vitit të kaluar në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Mësohet se, Martinajn është lënë i lirë kundrejt një garancie pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra. Ndërkohë, ky vendim është kundërshtuar nga prokurorët e çështjes, të cilët do të apelojnë ditën e hënë. Në lidhje me ngjarjen e ish-Bllokut, aktualisht janë të shpallur në kërkim vetëm dy persona, Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari. Komando Mevjol Bilo, sipas hetimeve të deritanishme rezulton se është personi që ka qëlluar për vdekje me armë zjarri Fabian Gaxhën dhe ka plagosur Ervis Martinajn e Eljon Haton. Eldi Dizdari u identifikua nga grupi hetimor si përfshirë në konflikt disa ditë pas ngjarjes, ndërsa në mesin e muajit nëntor Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij. Por, policia e ka shpallur në kërkim, pasi nuk e ka gjetur në banesë.

Po ashtu, në këtë konflikt u përfshi dhe këngëtarja Elvana Gjata, ku thuhej se kishte shkuar në lokal për të takuar të fejuarin e saj Ervin Mata. Pas mbërritjes së këngëtares në lokal ka pasur një përplasje mes grupit të Matajt dhe Martinajt duke degjeneruar më pas deri në përdorimin e armëve. Lidhur me ngjarjen u hetua dhe pronari i lokalit, Redi Popesku, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me konfliktin mes Matës dhe Martinajt.