Vrasja e të atit, anëtari i grupit ‘Bajri’ shkon në varrim

Vrasja e të atit, anëtari i grupit ‘Bajri’ shkon në varrim

481
0

Qyteti i Shkodrës i blinduar sot nga forcat e policisë për varrimin e e dy  vëllezërve të vrarë dje Astrit dhe Brahim Bilali. Ndërkohë, ceremonisë mortore mësohet t’i jetë bashkuar edhe Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit, i cili njihet si një nga nga anëtarët e grupit “Bajri”. Asmer Bilalit i është dhënë leje nga burgu të marrë pjesë në varrim. Mësohet se të paktën 3 furgonë dhe makina të tjera policie shoqërojnë Asmer Bilalin në ceremoninë mortore. Asmer Bilali është ish-kampioni i boksit që u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër dhe që dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit ku u vra Ferracaku hipur mbi kalë. Asmer Bilali është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër. Ai njihet edhe si person me precedentë penalë të mëparshëm në policinë e Shkodrës, si dhe është i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

 

Nuk dihet nëse vrasja e të atit dhe xhaxhait të tij ka lidhje me Asmerin që tashëm qëndron pas hekurave si pjesë e grupit famëkeq të Shkodrës.