Zbardhet dëshmia e autorit të ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Durrës ku Rruzhdi Tosuni 63 vjeç ka lënë të vdekur gruan e tij Hajdije Tosuni 59 vjeçe, pasi e ka goditur me levë hekuri. 63 vjeçari ka deklaruar se shkak për konfliktin që çoi në vdekjen e gruas ka qenë një zënkë për çështjen e dyqanit, të metrazheve ku ata ishin pronarë. Dyqani nuk kishte ecur mirë kohët e fundit dhe autori i ka thënë të shoqes që ta shesin por ka hasur në kundërshtinë e kësaj të fundit. Pas një konflikti te çastit Rruzhdi Tosuni ka marrë hekurin me të cilin mbyllnin qepenin e dyqanit dhe e ka goditur gruan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
“Shkak për konfliktin është bere një zënke qe patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhë), e godia në kokë”, ka thënë Ruzhdi Tosuni.
Bëhet me dije autori i ngjarjes tronditëse e ka njoftuar vetë policinë pasi ka vrarë të shoqen dhe më pas është ulur pranë dyqanit me metrazhe të cilin e kishte në pronësi dhe ka pritur efektivët që të vijnë ta marrin.
Dje u shfaqën disa pamje klithëse nga skena e krimit ku vajza e viktimës bërtiste me të madhe pranë biznesit të prindërve të saj, pasi kërkonte të shite nënë e saj të vdekur për herë të fundit.
Klithmat e vajzës ku përgjërohet të shikojë nënën e vrarë nga babai kanë prekur edhe policët të cilët janë përlotur nga kjo skenë e dhimbshme.
“Të lutem, të lutem dua ta shikoj. Të lutem, të përgjërohem”, ishin disa nga ulërimat e vajzës që dogjeheshin me të madhe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr. 12, pranë pallatit të sportit në Durrës.