Vrasja e pronarit të televizionit në Rrëshen, policia: E vranë pranë lokalit të tij
Policia e Mirditës ka dhene detajet e para per vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi ne Rreshen.
Mësohet se 47-vjeçari është qëlluar nga persona të paidentifikuar sapo ka dalë nga lokali i tij në Rrëshen. Ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit si dhe në Rrugën e Kombit.
Mirditë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.