Braktisin banesën familjarët e Luis Saliaj, 16 vjeçarit i cili së bashku me dy shokë të tij vrau nusen e kushëririt të babait, Drita Saliajn pasi i grabitën banesën.
Vrasja e 50 vjeçares ka ndodhur në rrethana shokuese, në Gjerbë të Mallakastrës. Autorët dyshohet se kanë tentuar të grabisin banesën e saj por pasi janë njohur nga 50 vjeçarja, ata e kanë lidhur atë dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar.
Kunati i 50 vjeçares Mitat Saliaj sot është kthyer nga Greqia për në funeralin e të ndjerës dhe ka vërejtur se është grabitur edhe banesa e tij. Ai dyshon se autorët janë 3 djemtë që vranë Dritën. Më tej ai ka treguar se Luis është përdorues droge, ndërsa babai i tij ndodhet në burg për trafikim lëndësh narkotike