Aktualitet

Vrasja e Drita Saliaj, flasin prindërit e autorit: Duam dënimin më të rëndë për djalin! Nëna: Ta digjni! Babai: E pushkatoj me dorën time

By vizionc

January 10, 2020

 

Flasin prindërit e Ervis Zotaj, 26 vjeçarit i cili dyshohet se është një prej autorëve të vrasjes së Drita Saliaj në Mallakastër, të cilës pasi i grabitën banesën e lidhën me litar dhe e hodhën në pus.

 

Prindërit e Ervisit kanë thënë se nuk janë në dijeni nëse krimin e ka kryer djali i tyre. Pas 5 janarit nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me të pasi 26 vjeçari ka qenë si i tërbuar.

 

Babai i tij, Syrja Zotaj, thotë se nuk e mbron të birin për asgjë, madje kërkon që djali të marrë dënim nga shteti. “Nuk dimë asgjë. Në 5 janar djali ishte në shtëpi, edhe makina. Djali ishte në gjumë po si ka qenë puna se di. Nuk e di nëse ka dalë nga shtëpia. Më erdhi në shtëpi policia, në orën 4 ne ishim në gjumë. Hapa portën dhe më thanë ku e ke djalin. I thashë nuk e di. U thashë shikoni në shtëpi. Kam shtëpinë e një kushëriri dhe banon në Greqi dhe çuni shkoi të flinte atje. Djalin nuk e mbroj për asgjë. Shteti të marrë masa ose do ta vras vetë”, ka thënë ai.

 

Ndërkaq mamaja e 26 vjeçarit thotë se e njihte viktimën dhe ndaj kërkon dënimin më të rëndë për djalin. “Nuk kemi folur me djalin pas 5 janarit ishte si tërbuar nuk hante. Dua dënimin më të rëndë për tim bir. Ta digjni. Unë jam mama dhe ajo grua është shumë e ndershme, e kam motër, e kam shpirt”, ka thënë nëna e Ervisit.

 

Vrasja e 50 vjeçares ka ndodhur në rrethana shokuese. Autorët dyshohet se janë Luis Saliaj, i cili është nipi i burrit të viktimës dhe 2 shokët e tij, të cilët së bashku kanë tentuar të grabisin banesën e saj por pasi janë njohur nga 50 vjeçarja, ata e kanë lidhur atë dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar.

 

“Silleni ta pushkatoj me dorën time”

 

Prindërit e 26-vjeçarit Ervis Zotkaj, një prej autorëve të krimit makabër në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku u lidh me litar, u vra me peshqir dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj, kërkojnë pushkatimin e të birit

 

Babai: Unë kam zbritur në Fier për djalin, i lutem shtetit të marrë masat më të rënda, ose ta bjerë në Gjerbës të Mallakastrës, ta pushkatoj me dorën time.

 

Nuk di asgjë. Makina në shtëpi ka qenë, çuni qe në gjumë por se si qe puna unë deri këtu e di.

 

Më erdhi në shtëpi policia, ka ardhur në orën 4. Ne ishim në gjumë, hapa portën unë: jemi policia! Edhe më tha mua: ku e ke djalin? I thashë unë nuk e di. Siç po flas këtu i thashë dhe atij.  Gjej djalin tha! Shiko i thashë këtu brenda në shtëpi, gjeje e merre se unë nuk di gjë. kam shtëpinë e një kushëriri që banon në Greqi, cuni kishte vajtur andej për të fjetur e vajtën andej, e kapën në gjumë, e morën me makinë dhe kaq.

 

Nëna: Ishte si i tërbuar. Nuk më hante bukë në rregull, më ikte shpesh herë. Dua dënimin më të rëndë, dua ta çoni, ta lyeni me benzinë e ta digjni. Unë jam mamaja se ajo grua nuk ka faj, është shumë e mirë, shumë e ndershme. Dritën e kemi njohur. I dhashë urimin: gëzuar festat. Nuk e dua djalin po ka bërë atë veprim më. Unë jam që ta pushkatoni në vend.

 

Djali kishte gjithë të shtunën që më vinte e më ikte shpeshherë. Mora dhe vajzën në telefon, më tha: hë se ashtu bën ai. Ishte si i prekur si i hutuar. Djali ishte në Greqi, më datë 10 erdhi. Punonte.

 

Babai: Djalin e mbështes me plumb unë kaq, s’ze as avokat asgjë. Unë dua të pushkatohet në Gjerb të Mallakastrës, se qysh e kemi rritur…me lakra. Jemi këputur, duart ibret. I lutem qeverisë t’ma bjenë atje, ta vras me dorën time se nuk më vjen keq. Unë kam katër cuna e tri vajza.Tani kam 6 fëmijë jo 7. Të shtatin e pushkatoj. E bëj hasha nuk e dua. Më jep dyfekun, po s’e vrava do jem burrë pa nder, për atë që ka bërë ai.

 

Ajo, nënë e lodhur, e këputur. C’i duhej djalit ajo punë?! Ai më ka borxh kokën mua. Do iki t’i them atij që kam ardhur për të të vrarë. Ose vramë ti mua e mbyllet kjo punë.