Vrasja e avokatit në Elbasan, autori kaloi para policëve

Vrasja e avokatit në Elbasan, autori kaloi para policëve

572
0

Pasi ekzekutoi avokatin Ravik Gurra mbrëmjen e 22 Marsit, në qytetin e Elbasanit, atentatori i kaloi pranë patrullës së policisë. Vetëm pak metra larg lokalit në rreth rrotullimin e “1 Majit”, automjeti i policisë ishte parkuar dhe brenda ndodheshin dy efektivë. Personi që qëlloi ndaj Gurrës me armë zjarri pistoletë me silenciator, kaloi pikërisht në këmbë, pranë makinës së uniformave blu, pa krijuar asnjë dyshim tek punonjësit e policisë. Mosreagimi i dy oficerëve po verifikohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

 

Dyshohet se vrasja e Ravik Gurrës, të jetë bërë për shkak të profesionit të 50-vjeçarit, por nuk përjashtohen as pistat e tjera nga Policia e Shtetit.

 

50-vjeçari ishte i njohur si avokati që mbronte personat me rekorde të theksuara kriminale, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në Tiranë e Durrës. Hetimet po kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.