Vrasja e 45-vjeçarit në Korçë, kush është i arrestuari, i afërm me...

Vrasja e 45-vjeçarit në Korçë, kush është i arrestuari, i afërm me viktimën (FOTO)

606
0

Ky është 18 vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes makabre në Korçë.

Devis Hoti, vrau komshiun e tij 48 vjeçarin Flamur Duçi mëngjesin e djeshëm në Mborje të Korçës.

Hoti e vrau me thikë dhe më pas e spërkati me benzinë në tentativë për ta djegur plotësisht trupin e viktimës.

Ende nuk ka një shkak zyrtar për ngjarjen makabre por dyshimet e para janë për një femër.

Njoftimi plotë i policisë:

 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.12.2019, ku në fshatin Mborje, pranë banesës dhe dyqanit të tij u gjet i vrarë shtetasi F.D., 48 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit:

 

Devis Hoti, 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

 

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”.

 

Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

e00460ef5575334188d3cf6ce372787a_L.jpg