Aktualitet

Vranësira, temperatura të ulëta dhe shi i rrëmbyeshëm; Çfarë parashikojnë meteorologët për ditët në vijim

By vizionc

November 25, 2019

Nëse java që lamë pas ishte e ngrohtë dhe me mot të kthjellët, prej ditës së sotme, situata duket se do të ndryshojë. Meteorologët parashikojnë reshje shiu dhe ulje temperaturash duke nisur nga pasditja e së dielës. Ky mot do të përfshijë gradualisht të gjithë territorin e vendit dhe sipas sinoptikanëve parashikohen paqëndrueshmëri, vranësira e kthjellime në ditë të ndryshme.

Gjatë ditës së mërkurë pritet fuqizim i këtyre vranësirave, për të qenë më pas prezente deri në fund të javës.

Përsa i përket temperaturave pritet një javë jo shumë e ftohtë, me përjashtim të mëngjeseve dhe darkave, ku temperaturat pritet të regjistrohen 2 deri në 3 gradë celcius, ndërsa mesdita parashikohet të arrijë në vlera 19 gradë celcius.