Vranësira të shumta dhe reshje shiu në të gjithë territorin, si do...

Vranësira të shumta dhe reshje shiu në të gjithë territorin, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

277
0

 

Vranësira të shumta dhe reshje shiu në të gjithë territorin, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Mbeten vranësirat e shpeshta prezente në të gjithë Shqipërinë ku gjatë paradites do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu në zonat veriore të vendit. Sipas MeteoAlb, në orët në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit.

 

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 26°C.

 

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.