Lajme

Vranësira të dendura e reshje shiu, mësoni si do jetë dita sot (Parashikimi)

By vizional

December 22, 2020

Dita e martë (sot) parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura.

Nuk do të mungojnë as reshjet e shiut me karakter lokal e me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore. Përgjatë luginave do kemi  prezencë të mjegullës së dendur, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

 

Era, do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.

 

Temperaturat parashikohen në:

 

zonat malore -2°C deri në 8°C

 

zoant e ulëta 3°C deri në 18°C

 

zonat bregdetare 6°C deri në 18°C.