Lajme

Vranësira dhe reshje shiu në disa pjesë të vendit, ja si do jetë moti këtë të dielë

By vizional

November 13, 2022

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me motin për ditën e sotme

Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.

 

Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët të karaktërit lokal. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit.

 

Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.