Vranësira dhe kthjellime të shpeshta gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të...

Vranësira dhe kthjellime të shpeshta gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të larta në të gjithë vendin

267
0

Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës paraqitet me kthjellime në zonat bregdetare. Por kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe malore. Pjesa e dytë e ditës paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin. Temperaturat do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat 14 deri në 33 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 28km/orë kryesisht drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.