Vranë të pafajshmin në Kavajë me bukë në dorë, të arrestuarit “meken”...

Vranë të pafajshmin në Kavajë me bukë në dorë, të arrestuarit “meken” së qeshuri në gjyq

365
0

Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masat e sigurisë për 5 të arrestuarit në Kavajë, për vrasjen e 52-vjeçarit, Ramazan Hasanlliu.

 

Për katër nga të arrestuarit, Gjykata vendosi masën “arrest me burg”. Bëhet fjalë për: Eraldo Hyka, Qazim Merkja, Ardian Dedej dhe Marjus Aliajn. Ndërsa për Agron Kollçakun u vendos masa “arrest shtëpie.”.

 

Të pandehurit në Gjykatë

Ajo që ka rënë në sy gjatë seancës gjyqësore ka qënë fakti se të pandehurit flisnin dhe qeshnin me njëri-tjetrin brenda “kafazit” teksa vetëm pak ditë më parë vranë një kalimtar të pafajshëm dhe plagosën disa të tjerë.

 

 

Më 4 korrik në Kavajë u përplasën dy grupeve rivale që vepronin në zonën e Durrësit dhe Kavajës, duke terrorizuar qytetin. Për pasojë humbi jetën Ramazan Hasalliu, një kalimtar, i cili nuk kishte lidhje me ngjarjen.

 

Gjithashtu, nga të shtënat u plagosën 7 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 5 prej tyre ishin kalimtarë, ndërsa 2 janë pjesë e dy grupeve që bënë përplasjen.