Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi me armë zjarri i mbrëmjes së djeshme në Tropojë.
Mësohet se viktima është Guxim Gjuriqi, 47 vjeç, djali i tezes së Fatmir Haklajt, një nga të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit.
Ai ishte pronar i një lokali në rrugën e spitalit dhe i një karburanti në Bajram Curr, para të cilit edhe e vranë.
Sakaq, bëhet me dije se Gjuriqi njihej si një person i qetë dhe pa probleme në lagjen ‘Partizani’ ku jetonte.
Ndërkohë bëhet me dije se policia po vazhdon punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.