Aktualitet

Votohet me 101 vota pro qeveria teknike në Maqedoninë e Veriut, ja kush është kryeministri i ri

By vizionc

January 03, 2020

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votohet pak më parë me 101 vota pro qeverinë teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka votuar me 101 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

 

Gjithashtu u zgjodhën edhe ministrat e rinj të kannetit teknik, dy ministra të cilët vijnë nga radhët e partisë më të madhe opozitarem VMRO-DMPNE-së.

 

Me votimin në parlament kryeministër do të jetë Oliver Spasovski, ministre e Mbrojtjes do të jetë Radmilla Shekerinska, ministër parësor do të jetë zëvendëskryeministri i deritanishëm për Çështje Ekonomike, Bujar Osmani. Minisitër i Brendshëm u zgjodh Naqe Çullevin.

 

Nga partia e Zaev, LSDM-ja për ministër shtesë të Punëve të Brendshme është propozuar Sllavjanka Petrovska dhe për ministre për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijelji.

 

Me Marrëveshjen e Përzhinos, në Qeverinë teknike anëtarë duhet të ketë edhe partia opozitare më e madhe në vend, siç është VMRO-DPMNE-ja.

 

Nga kjo parti, krahas Çullevit, për ministër i Punës dhe Politikës Sociale kanë propozuar, Rashella Mizrahin, për zëvendësministër të Administratës, Nevenka Stamenkovska Stojkoskin dhe për ministrin e Bujqësisë, Cvetan Trifunovski.