Votohen mes TENSIONESH dekretet, Berisha ‘zapton’ foltoren: ‘Jeni Horra’

Votohen mes TENSIONESH dekretet, Berisha ‘zapton’ foltoren: ‘Jeni Horra’

539
0

Është tensionuar seanca e jashtëzakonshme plenare për votimin e dekreteve për ndryshimet në qeveri, në momentin që opozita ka kërkuar të marrë fjalën. Por kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vendosur të nisë me votimin e dekreteve për shkarkimin e ministrave, e teksa janë votuar shkarkimet e 4 prej tyre, situata ka dalë jashtë kontrollit. Ish kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza dhe ofendime të forta nga foltorja, megjithëse me mikrofonin e mbyllur. Ndërkohë që disa deputetë të PD-së i qëndronin përballë. Deputetja demokrate Albana Vokshi ka vendosur ta transmetojë Live në Facebook fjalën e Berishës, teksa opozita ka nisur të braktisë sallën derisa e kanë bojkotuar plotësisht. Sakaq, deputetët e mbetur të maxhorancës kanë vijuar me votimin e dekreteve për ndryshimet në qeveri.