Vota jone ka fryme dhe shpirt! Nga Albina Deda

Vota jone ka fryme dhe shpirt! Nga Albina Deda

287
0

Qytetare te Mirdites, Lezhes e Kurbinit!

Vellezer e motra demokrate!

Edhe pak dite na ndajne nga 25 Qershori.

Eshte ne mendjen dhe doren tone qe kjo date te mbahet mend gjate ne historine e Shqiperise si dita kur ne se bashku shpetuam demokracine dhe ndeshkuam krimin shteteror dhe oligarkine!

Ketu duhet te rifilloje ngritja e dinjitetit tone qytetar I cili po dhunohet e tallet me cinizem nga nje psikopat narcist I cili me pafytyresi se bashku me ortakun e tij ne kusari po “luftojne”si Sanco Panca se kush te beje opozitarin.

Ata jo vetem nuk e konsiderojne opoziten dhe qytetarin por mundohen me forma idiote te sajuara e konspirative te fshijne kujtesen tone e cila per ata nuk ka moshe vetem 4 vjecare por daton prej vitit 1944.

Pikerisht atehere u institucionslizua me dhune e mashtrim kjo fare e peshtire e cila sot eshte e njejte gjenetikisht por me e sofistikuar dhe me e forte materialisht.

Ndaj per kedo por per njerezit e vendindjes sime me shume se per kedo ky regjim e kjo kaste nuk durohen kurre.

Ndaj dhe vota jone duhet te kete fryme e shpirt hyjnor per tu perballur me Edi Ramen, Ilir Meten dhe aksesoret e tyre te peshtire.

Frymen e shpirtin vota jone e merr nga shpirti I djemve te Qaf Valmiririt qe eterit e tyre I varrosen te gjalle.

E merr nga vuajtja gjysem shekullore, burgosja, dhunimi, internimi e pushkatimi I prinderve tane.

E merr nga fryma e mijera klerikeve qe u flijuan.

E merr nga e ardhmja e shpresa e femijeve tane te cilet jane jetime e te abandonuar nga Republika e Oligarkise.

Sot nderi dhe krenaria shqiptare jane ne prove te triumfojne ose te hidhen ne qoshe si te pavlere si rrobat e gabit!

Taktika Rama-Meta eshte taktike infantile e tymuese dhe aspak reflektim.

Ata jane ujqer dhe çakej qe kacafyten per nje llokme me teper qe duan serish ta shkoqin nga trupi I sfilitur I Shqiperise.

Neser do jene bashke pas nje dreke me pafytyresi ne Gjirin e Lalezit apo te Pazari I Ri.

Krimineli e hajduti nuk kane fytyre as seder.

Ndaj le te bashkohemi jo thjesht si ne nje rit politik per te shkuar drejt pushtetit por si ne nje operacion shpetimi humanitar ku rrezikohet aveniri yne dhe nderi kombetar.

Flamuri mavi ka degjeneruar, ndaj Edi Rama po tund si velat e shpetimit flamurin kuq e zi! Dijeni mire se ky njeri e ceta e tij nuk kane lidhje as me flamur as me Atdhe, as me nder kombetar e as me dinjitet familjar.

Gjithshka eshte mashtrim medioker ordiner.

Vetem per ata nuk ka dileme.

Ne keto kushte kur nuk behet fjale per nje mandat 4 vjeçar por per nje tentative finale per te nenshtruar e mashtruar çdo shqiptar eshte vota jone shpetim.

Eshte vota jone qe nuk ka brenda saj formalitetin individual te votimit por fuqine magjike te shpetimit.

Le tju bashkohemi popujve te qyteteruar te botes demokratike qe nen lidershipin Trump a Macron treguan fuqine e qytetarit te lire.

Ndaj jam e sigurt se dhe ne kemi dnjitet, krenari e vullnet qe me 25 Qershor te tregojme se ekzistojme.

loading...