Kulture

“Vojcek” forca e dinjitetit njerëzor

By vizional

October 05, 2023

Në kërkim të identitetit të tij njerëzor ushtari Vojcek  zbërthen problemet që gërryejnë shoqërinë.Drama u shfaq sot në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar në Art Turbina.Një dramë nga Georg Buchner e përkthyer nga i ndieri  publicisti dhe  përkthyesi “Ardian Klosi”  me regji të Kunikaki Ida .Një kast aktorësh si Neritan Licaj Luli Bitri,Arben Derhemi ,Erjona Kakeli Elia Zaharia,  Igli Zarka, Adelina Muça,Besmir Bitraku, Donald Shehu, Hervin Çuli, Lulzim Zeqja dhe  Genti Deçka.Spektatori Tiranas e priti me mjaft duartrokitje këtë dramë ku  vuri re përpjekjet e Vojcekut për të vënë në dukje negativitetin e shoqërise njerëzore në aspektet më domethënëse të jetës.

“Vojcek” – një prej dramave më spikatura ku la gjurmë në historinë  e shekullit të XIX – zbriti në   Teatrin Kombëtar.

Drama sjell mesazhet e forta të dinjitetit njerëzor,ku del në pah një botë e cila është e mbyllur në vetvete dhe e  pa  zbërthyeshme për kuptimin e shoqërisë.Personazhi kryesor u interpretua nga aktori  Rafael Hoxhaj,që  po lufton  me ‘çmendurinë’ e shoqërisë.Kjo luftë portretizohet me aq dhimbje që brenda gjithsecilit prej nesh ka dilemat dhe struket në mendjen e luftës që godet drejtpërdrejt drejt nesh.

Ushtari Vojcek kërkon të rifitoje identitetin e tij njerëzor,ku një shoqëri shtypëse me dilemat e saj,ai zgjedh  mbi çdo gjë familjen e tij  dhe vet sakrifikimin e tij për të.Këtë  ai e sheh duke ia dorëzuar veten  eksperimenteve të shëndetit të tij mendor.

“Kjo është një dramë ku e ndeshim shpesh  njeriun e sotëm si pjesë e shoqërisë sonë”.

Regjisori Japonez Kuniaki Ida : Duke u diplomuar në Kolegjin Toho Gakuen për Dramë dhe Muzikë në Tokio, ai u bë anëtar i studios prestigjioze Kobo Abe. Ai ka studiuar format tradicionale japoneze të dramës, Noh dhe Kyōgen. Ai mori një diplomë nga Ecole Internationale de Theatre Jacques Lecoq në 1975.Që nga viti 1976 ai jeton kryesisht në Itali. Që nga viti 1989 ai është mësues në Civica Scuola d’Arte Drammatica “Paolo Grassi”.Si regjisor i shfaqjeve teatrale dhe muzikore dhe instruktor aktrimi ka punuar në Itali, Japoni, Korenë e Jugut, Portugali, Gjermani, Afrikën e Jugut, Hong Kong, Indi dhe Francë. Ai ishte një nga themeluesit e Teatro Arsenale në Milano dhe Scuola di Teatro Arsenale.

Drama do të shfaqet për publikun deri në datën 8 tetor 2023 ora 20:00 në Art Turbina.

 

Gazetar  Alfred Meminaj