Aktualitet

Vogëlushja Amelia vishet kuq e zi për festat e nëntorit, Meta nxjerr FOTON: Ka dy ditë që jeton në çadër, zgjodhi ngjyrat e Flamurit

By vizionc

November 28, 2019

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto me një vajzë të quajtur Amelia, e cila ishte veshur kuq e zi për festat e 28 dhe 29 nëntorit.

Kreu i Shtetit thotë se pavarësisht se Amelia jeton prej dy ditësh në çadër në kushte të vështirë, ajo ka sjellë atmosferën e festës duke veshur ngjyrat e flamurit.

Meta deklaron se festa e Flamurit dhe Pavarësisë na gjeti në zi dhe bën thirrje që të gjithë qytetarët të jenë sa më të bashkuar deri në rikthimin e normalitettit.

“Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku jeni! Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre. Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar. Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten”, shkruan presidenti në Facebook.