Vogëlushi shqiptar në Angli që pozon me rroba luksoze

Vogëlushi shqiptar në Angli që pozon me rroba luksoze

230
0

Nuk është e pazakontë që një influencues me dhjetëra mijëra ndjekës të ketë një gardërobë plot me rroba të kushtueshme, por është jashtëzakonisht e pazakontë që kjo garderobë t’i përkasë një fëmije. Sipas Daily Mail, bëhet fjalë pë tre vjeçarin Elensio Sulaj, me prindër shqiptar që banojnë në Waltham Cross në Hertfordshire. Vogëlushi ka grumbulluar 26,000 ndjekës në mediat sociale dhe me të një gardërobë me vlerë £ 10,000 për të pozuar me Versace dhe Gucci, Givenchy, Moschino dhe Ralph Lauren

Mamaja e vogëlushit Enkeleda Sulaj, 25 vjeç, i pëlqen të veshë vogëlushin e saj dhe të krijojë llogari për Elension që kur ai ishte vetëm një vjeç, dhe nuk e lejon vogëlushin e saj të luajë jashtë ndërsa ai vishet në mënyrë luksoze.

Që nga ajo kohë, ajo i ka mësuar vogëlushit të saj të bëjë selfie dhe të firmosë marrëveshje të markave me kompanitë e veshjeve.

Pavarësisht nga mijëra ndjekës, mamaja është përballur me kritika në TikTok, pasi të huajt e akuzojnë atë për veshjen e fëmijës së saj me veshje të pakëndshme dhe të shtrenjta.

Por Enkeleda thotë se Elensio e do këtë gjë duke bërë fotografi për Instagramin e tij. Ndërkohë të shumta janë kompanitë e veshjeve të cilat kanë kontaktuar prindërit e tre vjeçarit për ta patur vogelushin shqiptar pjesë të fushatave të tyre promocionuese.