Aktualitet

Vlorë/ Plumba drejt shtëpisë së të riut në Selenicë, nisin hetimet

By vizional

May 21, 2019

 

Në orët e vona të natës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një 26-vjeçari në Selenicë të Vlorës. Policia raporton se nga të shtënat nuk ka të lënduar.

 

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të motiveve.

 

 

 

“Më datë 21.05.2019, rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M, në Selenicë.

 

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.