Vllaznia kërkon shtyrje për ndeshjen me Bylisin, ja kur mund të luhet

Vllaznia kërkon shtyrje për ndeshjen me Bylisin, ja kur mund të luhet

388
0

Vllaznia-Bylis mund të shtyhet dhe mund të mos luhet këtë fundjavë. Në fakt, kjo është një ide që është propozuar nga shkodranët dhe nuk dihet nëse do të pranojë ose jo klubi i Bylisit.

Ndeshja ka gjasa që të mos luhet as në Pukë, Laç e Lezhë, ku edhe ishte hedhur më parë si ide nga shkodranët. Takimi Vllaznia-Bylis mund të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në “Loro Boriçi”.

Në fakt,  stadium është gati dhe ndeshje mund të luhej edhe këtë fundjavë sipas kampionatit, por tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin dy klubet.