Vlerësimi i Ramës për Omer Mamo: Më ”shpoi” daullen e veshit për...

Vlerësimi i Ramës për Omer Mamo: Më ”shpoi” daullen e veshit për statusin e naftëtarit!(Video)

617
0

Deklaratat e ditëve të fundit të kryeministrit Rama kanë pasur në qendër të tyre akuzat ndaj politikanëve që kanë shkuar në zyrë për t’i kërkuar drejtori, por në Fier kreu i Qeverisë ka treguar një shembull të kundërt. Ai ka falenderuar dhe vlerësuar deputetin e PDIU, Omer Mamo që sipas tij i ka shkuar në zyrë vetëm për statusin e naftëtarit. Rama tha se nëse s’do të ishte për këmbënguljen e këtij djali të Patosit, statusi i naftëtarit nuk do të ishte realitet. “Dua të falënderoj një djalë të Patosit, ai ishte deputet me një parti tjetër se nuk janë të gjithë njësoj. Ai deputet nuk ka ardhur kurrë në zyrën time për asgjë tjetër përveç se për të më shpuar daullen e veshit për statusin e naftëtarit. Ju e njihni Omerin dhe unë e falënderoj sepse ishte nxitja më e madhe për grupin tonë parlamentar dhe sot u them se nëse statusi i naftëtarit nuk është më një muhabet por është një realitet është në radhë të parë merita e tij. Nuk janë të gjithë njësoj”, tha Rama.