“Vjen në jetë Kron”- Deputetja Blerina Gjylameti bëhet nënë për herë të...

“Vjen në jetë Kron”- Deputetja Blerina Gjylameti bëhet nënë për herë të dytë: Një tjetër rreze drite…

368
0

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti është bërë nënë për herë të dytë. Gjylameti mirëpriti sot në jetë djalin e saj, Kronin. Deputetja e PS publikoi një foto duke mbajtur dorën e djalit dhe shkroi: “Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona ! Mirë se erdhe Kron ❤️” Blerina Gjylameti është edhe nënë e një djali 10-vjeçar. Në fotot e shkrepura nga paparazzi ynë para Parlamentit, ishte mëse e dukshme që Blerina Gjylameti ishte në pritje të ëmbël pasi dukej qartazi barku rrumbullakosur.

Ndërkohë pak javë më parë, deputetja u konfirmua pozitive me COVID-19.  Gjatë një interviste, tregoi simptomat që ka pasur dhe se si arriti të kuptonte se ishte prekur nga virusi.

“Shpeshherë besoj se shumë të tjerë e ngatërrojnë nëse janë simptoma që kanë të bëjmë me virusin apo të stinës sepse faktikisht kanë pasur disa probleme me fytin në fillim dhe një temperaturë të lehtë. Këto ngatërrohen me gripërat e stinës dhe nuk di se kujt duhet t’ia vendosësh. Më pas, duke u këshilluar me mjekët si dhe nga informacionet që kisha, dyshova se isha infektuar ndaj dhe bëra dhe testin.

Më pas kisha disa simptoma pak më të vështira se ç’mund të quheshin në fillim, kisha vështirësi me frymëmarrjen por të gjitha gratë që kanë kaluar një shtatzani e dinë që frymëmarrja vështirësohet. Më pas ishte një formë shumë e lehtë e të prekurit të mushkërisë duke e krahasuar me ata që dëgjojmë për të tjerët. Besoj se kam qenë te format e lehta dhe jo shumë të vështira,”- tha Gjylameti.

Pasi kaloi COVID-19, Blerian Gjylameti u rikthye në punë dhe qëndroi deri në ditët e fundit të shtatzënisë.