Kulture

Vjen filmi i parë për Ilirët, bashkëpunim mes Italisë, Kroacisë dhe Sllovenisë

By vizional

December 31, 2020

Shumë shpejt gjatë vitit të ardhshëm, do të mund të shohim një film të ri në ekranet e mëdha të kinemave shqiptare.

Aktori i njohur nga Kosova Fatmir Spahiu, i njohur si “Oki” te seriali shumë i dashur për publikun, “Kafeneja Jonë” ka bërë të ditur lajmin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka bërë të ditur, se produksioni “Buka” do të jetë pjesë e projektit filmik të titulluar “Illyricvm”.

Po ashtu aktori tregon, se producentja e filmit është Ankica Tilic, një emër i madh i kinematografisë evropiane, kurse regjisor dhe skenarist është Simon Bogojeviç Narath.

Aktori në postimin e tij ka falënderuar “Qendrën Kinematografike të Kosovës” për votimin e projektit, i cili do të jetë pjesë e koproduksionit në Kroaci, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës